Kryeprokurorja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska, konfirmoi për TV21 se është hapur procedurë parahetimore për nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

“Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion kemi hapur procedurë parahetimore pas së cilës do të merret vesh nëse do të hapet hetim. Tani do të shqyrtojmë nëse ka vepër të kryer penale. Nëse ka edhe dëshmi, ato duhet të mblidhen”, tha Ruskoska për TV21.

Ajo nuk deshi të precizojë nëse procedura para hetimore ka të bëjë vetëm me larje parash ose edhe për vepra të tjera. Ajo nuk tregoi as për atë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në procedurën para hetimore, raporton TV21./21Media