Hapet rruga për ndryshimin e pagës minimale

Qeveria miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë pagën minimale.
Siç bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti në mbledhjen e qeverisë nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë kurse prej heqjes së shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.
Ministri i  Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për rritjen e pagës së punëtorëve me pagë të ulët deri në një nivel adekuat si shumë minimale e shpërblimit që një punëdhënësit i kërkohet që ta paguajë një punëtor për orë pune.
​“ Miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit te pagës minimale shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore në Qeveri e Kuvend i hapë rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritjen e pagës minimale në vlerë prej 264 euro apo përkthyer në orë punë 1.5 për orë”, tha Murati./21Media
 

Back to top button