Shtetet fqinje, Zvicra, Gjermania dhe Austria filluan me relaksimin e masave lidhur me kufijtë këtë vikend, para hapjes së plotë, e cila përfshin edhe Francën nga mesi i qershorit. Kjo nënkupton që miqtë, familjarët dhe të dashurit që u ndanë pas mbylljes së kufijve, do të kenë mundësi të takohen prapë.

Katër vendet, të gjitha anëtare të Shengenit, mbyllen kufijtë në mars, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror u ndalën, shkruan BBC, transmeton 21Media

Në Zvicër, vetëm qytetarëve të Zvicrës me leje të përhershme pune dhe punëtorëve thelbësorë shëndetësorë u lejohej hyrja.

Para tre muajsh, kufizime të tilla ishin të paimagjinueshme. 26 vendet e Shengenit janë mësuar të udhëtojnë pa probleme. Udhëtimi me tren nga Berlini në Bazel, nga Gjeneva në Paris, ose nga Vjena në Cyrih, ishte një dukuri e përditshme që të gjithë e morën si të mirëqenë./21Media