Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Suharekës, duke thënë se u bënë 21 vjet prej kur ata që mbajtën nën robëri popullin u larguan nga kjo anë.

Haradinaj ka thënë se dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së ngadhënjeu kundrejt atyre që donin zhdukjen e popullit shqiptar.

“U bënë njëzetenjë vite prej kur ata që mbajtën nën robëri këtë popull me dekada u larguan nga Suhareka. Dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhnjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur falënderues për ndihmën e shteteve perëdimore, ndërsa ka kërkuar drejtësi për viktimat që e pësuan nga kjo luftë.

“Gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat e pafajshme. Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!”, ka shkuar kryetari Haradinaj.