Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në njëzetenjë vjetorin e çlirimit të Istogut, ka thënë se 20 qershori, ishte dita kur kjo komunë hyri në epokën e lirisë.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij “Facebook” se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë.

“Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake, që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur. Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare”, ka shkruar ai.