Haradinaj: AAK-ja nuk ka votë për kandidatët e LVV-së për president

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se AAK-ja nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për president. Në një bisedë për RTV21, deputeti Haradinaj tha se nuk ka përpjekje serioze nga kryeministri Kurti për të gjetur një kandidat konsensual për president.

“Ne e kemi humbur kohën. Dihet që deri pasnesër Kosova nuk do të ketë president të rregullt, por do të ketë ushtrues detyre. U bënë dy javë dhe akoma nuk ka iniciativë serioze. Ne kemi thënë se nëse nuk ka një emër unifikues, atëherë AAK-ja nuk do të ketë vota për të kandiduarit. Ne i kemi dy emra të propozuar për president dhe për këta dy emra AAK-ja nuk ka votë.”, tha ai./RTV21

Back to top button