Haradinaj: Agjenda e Qeverisë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e BE-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Haradinaj pas takimit ka thënë se kanë biseduar për agjendën e qeverisë, “e cila bie ndesh në plot raste me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e BE-së”.

“Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha se objektivi kryesor i Kosovës është integrimi euro-atlantik.

“Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, u shpreh ai. /21Media

Back to top button