Haradinaj: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka marrë një dinamikë të re
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, ka folur sot para qytetarëve të Lipjanit.
“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm për ne dhe brezat që vijnë. Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka shkruar ai./21Media