Në Kuvendin e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ku po diskutohej për gjendjen me pandeminë COVID-19, foli edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ka thënë se Qeveria duhet të siguroj vaksinat anti-Covid si dhe ilaqe për të prekurit ndaj koronavirusit. Sipas tij nuk duhet të ndëshkohen qytetarët në këtë kohë pandemie dhe të iu bëhet presion bizneseve.

Haradinaj gjatë fjalimit theksoi se duhet të hapet gastronomia duke përfshirë këtu edhe sallat dasmave sepse as këto të fundit nuk janë më të mëdha se salla e Kuvendit.

”Mos lejoni zbritjen e pagave, për pensionistët dhe shtresat e tjera. Pandemia po vazhdon dhe duhet të vazhdohen edhe shtesat. Përkrahni komunat, mos ua heqni projektet zhvillimore e kapitale. Hapne gastronominë, lejoni sallat e dasmave, as salla e dasmave nuk është më e madhe se sa salla e Kuvendit. Heqni orën policore sepse po iu kufizon jetën njerëzve”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Ndryshe, Kuvendi sot në rend të ditës ka diskutuar për: deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimin i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091./21Media