Haradinaj: Asociacioni është dhimbje e madhe, por s’po kem kah me ja mbajt
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk guxon t’i prishë marrëdhëniet me aleatët e saj për shkak të Asociacionit.
Haradinaj sonte në emisionin “Click” në RTV21 tha se “për ne Asociacioni është dhimbje e madhe”.
“Kosova në momentin që delë nga orbita e aleatëve të vet, e Amerikës së pari dhe evropianëve ju e dini çfarë rrugë merrë. Ne nuk guxojmë sot me rreziku në asnjë mënyrë përkatësinë tonë me kë jemi. Asociacioni me pasë mujtë në atë kohë mos me ndodhë ish kanë ma mirë”, u shpreh ai duke theksuar se anëtarësimi në NATO na mbulon të gjitha humbjet e tjera në proces./21Media