Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje ndërmarrësve kosovar që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve.
” Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit. Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.