Haradinaj: Bob Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit amerikan Bob Dole.
Haradinaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se Dole do të mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë.
”Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh!”, ka shkruar Haradinaj.
Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë të dielën./21Media