Haradinaj del me propozim të ri për pagën minimale

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të fundit të qeverisë për ndihmë të qytetarëve.
Ai në një konferencë për media e ka quajtur si shumë të vogël ndihmën e qeverisë, derisa ka dalë me propozim që [aga minimale të jetë 370 euro.
“Ne propozojmë që paga minimale neto të jetë 370 euro. Pagat nuk kanë lëvizur nga vendi me vite e çmimet janë rritur në mënyrë enorme. Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë Ligjin e Pagave. Duhet që menjëherë ta rris pagën minimale, e cila sot nuk është as pagë. Si masë e dytë duhet ta zbresë në zero TVSH-në për të gjithë artikujt ushqimorë. T’a heq taksën në pagat nën 300 euro. Duhet që qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit, të paktën 15 për qind të shumës”, ka deklaruar Haradinaj.
Gjithashtu, Haradinaj ka kërkuar që të lejohet tërheqja e trustit dhe t’u kthehen parat qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë dhe siç ka thënë, faturat e fryra te energjisë.
Sa i përket pagës minimale, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër qeveria do ta miratojë projektligjin për pagën minimale në vlerë prej 264 euro. Po ashtu sot Kurti ka bërë të ditur masat e reja të pakos mbështetëse për qytetarët, ku parashihen nga 100 euro shtesë për pensionistët, – punëtorët dhe studentët, kurse për muajin prill pritet të dyfishohet vlera e asistencës sociale./21Media

Back to top button