Haradinaj dhe Richardson diskutuan për sfidat që po kalon Kosova

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për sfidat që po kalon Kosova.

Takova sot znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë. Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së. Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button