Haradinaj e konsideron hap urgjent që qytetarët të tërheqin para nga Trusti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka deklaruar se e konsideron si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional.
Sipas Haradinajt, situata është e jashtëzakonshme, prandaj siç ka theksuar ai, edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme.
“Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, para një jave, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ri-propozuar tërheqjen e mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trustit) deri në 30%./21Media

Back to top button