Po vazhdon seanca e Kuvendit

Po vazhdon seanca e Kuvendit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha sot në seancë se për herë të parë e kanë një platformë dhe një ligj që iu jep kompetenca delegacionit për bisedime.

Sipas tij, nëse Serbia qet kushte për dialogun atëherë duhet edhe Kosova t’i ketë kushtet e veta.

“Po bëhet një presion shumë i madh për taksën, ndërsa Kosova nuk e qiti kusht dosjen e të zhdukurve. Kosova nuk qiti kusht kush e bëri krimin në rastin ‘Panda’ në Pejë. Si rezultat i krejt kësaj ne e kemi platformën ku e kemi detyrat e delegacionit. Edhe delegacioni i Kosovës duhet të fillojë ta ngrit zërin ndaj Serbisë, nëse ata na qesin kushte duhet edhe ne”, tha Haradinaj.

Ndryshe, seanca për platformën për dialogun po zhvillohet pa praninë e partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes.