Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka shprehur falënderim ndaj presidentit amerikan, Biden, i cili i shkroi letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar njohje për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se u premton te gjithëve në Kosovë, se pas 14 shkurtit, kur t’i merr përgjegjësitë si president i Kosovës, kufijtë e Kosovës do t’i dinë të gjithë.

Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke./21Media