Haradinaj: Fitore e qeverisë mund të jetë përballimi i vërshimeve, e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja ka thënë se vërshimet në Kosovë, tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyroren ne nivel kombëtar.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të krijojë një fond emergjent.
“Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën. Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tej, i pari i AAK-së ka thënë fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in.
“Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”, ka përfunduar Haradinaj./21Media

Back to top button