Haradinaj: Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës

Haradinaj: Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit që ka pasur sot me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan rtv21.tv

Haradinaj ka thënë se ia ka sqaruar Thaçit qëndrimin e tij dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë. “Poashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar”.

Haradinaj ka thënë se meqë as sot nuk u dakorduan për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës së tij të djeshme,  do t’u drejtohet me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgaditjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog.

“Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media