Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas vizitës që realizoi në zyrat e PDK-së tha se shkoi atje për të shprehur përkahjen lidhur me rrethanat e krijuara pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja.

“Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së. Gara politike, kemi pas gjithmonë mospajtime, por kam qenë në UÇK, Ramush Haradinaj është UÇK, jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabu çdo herë”, tha ai

Ndërkohë aiu shmang pytejes se gjatë këtij takimi a kanë folur për postin e presidentit./21Media