Kryeminisri Haradinaj thotë se përçarjet vështirësojnë edhe punën e aleatëve

Kryeminisri Haradinaj thotë se përçarjet vështirësojnë edhe punën e aleatëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur sot rreth raportit me presidentin Hashim Thaçi. Ai ka thënë se përçarjet rreth temave ndikojnë edhe në qëndrimet e aleatëve të Kosovës.

“Për çdo temë në të cilat kemi përçarje vështirëson aleatëve tanë, i kemi dy tema që e tregojnë më së miri çka do me thënë uniteti ynë i Ushtria dhe Trepça. Po e kemi edhe një shembull të keq tarifa që na shkaktojë probleme.”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për caktimin e seancës për shqyrtimin e Platformës për Dialogun Kosovë-Serbi,

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është raportuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit gjatë vitit 2018, i cili është miratuar nga kabineti qeveritar./21Media