Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar takim liderët e partive politike në Kosovë, në atë që po e quan forum të liderëve politikë.

Deri tani në takim ka arritur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Hoti dje ka thënë se do të diskutojnë rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Por, partitë opozitare PDK dhe Vetëvendosje nuk i janë përgjigjur pozitivisht një nisme te tillë.

Hoti dje ka thënë se këtë takim po e fton edhe për shkak të intensifikimit të çështjes së dialogut, pasi tashmë kanë një ftesë më 27 qershor në Uashington dhe është paralajmëruar Samiti i Parisit në korrik.

Sipas Hotit forumi do të shërbejë për përgatitje para raundeve të dialogut me Serbinë.

“Ne të përgatitemi para procesit të dialogut, para rundeve që ndodhin në Bruksel dhe Uashington, ne të dakordojmë bashkë qasjen që do të kemi për tema specifike që unë do të mbroj në emër të Kosovës në këto takime”, ka thënë Hoti./kp