Haradinaj reagon pas aksidentit në Rahovec

Haradinaj reagon pas aksidentit në Rahovec

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar me lajmet për aksidentet e shpeshta që po ndodhin në Kosovë.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të shtojnë më shumë kujdesin në trafik si dhe Policisë së Kosovës të rrisë kontrollimet.

 I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar.”, ka shkruar Haradinaj.

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar sot pas një aksidenti në  trafik në fshatin Bërnjak të Rahovecit. Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj për portalin rtv21.tv, konfirmoi që viktimat janë dy meshkuj dhe një femër./21Media