Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj për vdekjen tragjike të dy djemve në Gjermani.

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 e tjetri 17 vjeç sot vdiqën si pasojëe goditjes nga treni në statcionin Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë. Viktimat janë anëtarë të familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i Deçanit./21Media