Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Haradinaj përmes një postimi në Facebok ka thënë se ka ripërsëritur qëndrimin për dialogun Kosovë- Serbi.

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak. Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës, Lajçak takoi ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn. Ditën e djeshme, Lajçak takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin./21Media