Haradinaj ka një apel për veteranët dhe qeverinë para protestës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje veteranëve të luftës të protestojnë “qetë e me dinjitet”.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” po ashtu i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta tërheq ligjin për pagën minimale dhe ta korrigjojë në mënyrë që të përfshihen edhe veteranët në të.
“Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë! Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë! I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet. Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!”, ka shkruar Haradinaj.
Pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, Organizata e Veteraëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë me datë 16 qershor në 9:30, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?