Albin Kurti sot përmes “Facebook-ut” ka njoftuar, se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Me këtë rast kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Z.Albin Kurti dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, iu dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradsinaj në llogarinë e tij “Facebook” duke publikuar edhe një fotografi më të parin e VV-së.

Më parë edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i kanë dëshiruar shërim më të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë që prej fillimit të panemisë, e deri më 27 tetor, janë regjistruar 18,345 të infektuar. Prej tyre, 669 pacientë kanë vdekur dhe 2,478 raste vazhdojnë të jenë aktive. /21Media