Haradinaj: Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi

Haradinaj: Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi

Kryeminitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.

“Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.  Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur. Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Një person ka vdekur dhe 27 janë të lënduar nga aksidenti i cili ka ndodhur sot në Gjilan rreth orës 13:20. Aksidenti është shkaktuar nga një kamion transportues, janë përfshirë disa vetura./21Media