Haradinaj: Më keni nderuar me pritjen që më keni bërë

Mijëra mesazhe urimi nga shqiptarët 

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas kthimit në Kosovë, ku nga 4 janari ishte ndalur nga autoritetet franceze me akuzë të Serbisë, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që e kanë përkrahur dhe e kanë vizituar.

“Të dashur shqiptarë,

Kam marrë dhjetëra mijëra mesazhe urimi nga ju dhe nuk kam patur mundësi t’i kthej. I kam lexuar me vëmendjen më të madhe secilin veç e veç.

Kam pritur mijëra prej jush, por shumë të tjerëve nuk kam qenë në situatë tu takoj!

Keni qenë qindra mijëra, në të gjitha anët e Globit, që jeni vënë në krahun tim, duke më mbrojtur mua dhe të drejtën shqiptare!

Duke qenë në rrethana të jashtëzakonshme, nuk kam mundur tu takoj e tu flas sy më sy.

Më keni nderuar lart me pritjen që m’keni bërë.

Të gjithë Ju, më keni prekur thellë dhe më keni bërë më të fortë se kurrë!

Ju falëndëroj nga zemra!

Do të jemi bashkë edhe sot edhe gjithmonë, e në shërbim të vendit.  Krenar me Ju!

Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./21Media

 

Back to top button