Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Haradinaj tha se fëmijët duhet të mbrohen me ligj dhe ka kërkuar që të realizohet ligji për shtesat e fëmijëve, që ishte propozuar nga AAK-ja.

Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie. Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Europë, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve”, ka shkruar ai.

Haradinaj, po ashtu, ka kërkuar që fëmijëve t’u garantohen edukim i mirëfëfilltë, siguri dhe mbrojtje nga abuzumi dhe dhuna./21Media