Sot mbushen 22 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe kishin hyrë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruar nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Lybeniqit. Haradinaj ka thënë se Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë.

“Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media