Haradinaj kritikoi qeverinë Kurti

Haradinaj kritikoi qeverinë Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova sot pësoi nga pandemia, por sipas tij, edhe nga keq menaxhimi.

Sipas Haradinajt, përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, “Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi”.

“Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë. Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri.”, shkroi Haradinaj në facebook.

Kujtojmë që, numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë mbrëmë ka arritur në 31, ndërsa sot është shënuar viktima e parë./21Media