Haradinaj: Krahas të drejtës për lëvizje të lirë, t’i kthehemi jetës së lumtur në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e vitit të ri.

Haradinaj ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit jo i lehtë për Kosovën.

“Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova”, ka thënë Haradinaj.

”Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova. Po hymë në vitin 2024 dhe jemi në festë, shpresoj shumë e uroj që viti që po vjen krahas të drejtës me lëvizë të lirë ta shënon edhe kthesen e madhe e t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë. Gëzuar për të gjithë ju!”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button