Haradinaj-Krasniqit: Rrugëdalja nga kriza është platforma e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot i është përgjigjur, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili të premten e kaluar u ka kërkuar tri partive të tjera parlamentare koordinim e veprime konkrete për ta shpërndarë Kuvendin, hap që imponon zgjedhje të parakohshme.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin”, ka shkruar Haradinaj në përgjigjen që i ka dërguar Krasniqit.

Sipas Haradinjat kjo Qeveri duhet ta përmbyll mandatin me dorëheqje ose shkarkim.

“Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button