Adem Demaçi sot do të mbushte 83 vjet.

Adem Demaçi sot do të mbushte 83 vjet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 83-vjetori të lindjes së veprimtarit, Adem Demaçi e ka quajtur atë kolos të lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri.

Haradinaj ndër të tjera ka thekusar se ka konsideratë  për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut.

“Në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së kolosit të lëvizjës së shqiptarëve të Kosovës për liri, Adem Demaçit, që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij, shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është shndërruar në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bënë pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut”, i cili ka qenë i ndaluar nga regjimi ish-komunist.

Adem Demaçi ka vdekur më 26 korrik të vitit 2018. Në nderim të tij janë organizuar shumë aktivitete shtetërore si dhe janë mbajtur tri ditë zie në Kosovë. /21Media