Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar babain e tij, Hilmi Haradinaj, në përvjetorin e dytë të vdekjes.

Haradinaj ka theksuar se babai i tij, Hilmiu, e ka mësuar atë dhe të tjerët që vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore.

“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar se ai i la porosinë që t’i mbetet përjetë besnik lirisë.

“Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë. Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak”, ka shkruar Haradinaj.

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, 17 June 2020