Haradinaj mirënjohës kontributit të luftëtarëve
Sot shënohet 21 vjetori i Epopesë së Koshares, një prej betejave më të njohura mes forcave shqiptare dhe forcave serbe në vitin 1999.
Këtë datë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar me vargjet e njohura të heroit Agim Ramadani.
Haradinaj ka theksuar se përgjithmonë do t’i jetë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe i përulur para sakrificës së dëshmorëve të kombit.
Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue“, shkroi Haradinaj.