Kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj në 21 vjetorin e rëniës së tyre.

Haradinaj ka thënë se vdekja i ndoqi pas, në çdo hap, por ata gjetën përjetësinë, pak ditë para çlirimit të vendit dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I kujtojmë me dhembje e krenari, Shpendin që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë. Burimin që udhëhoqi kreshnikët e pamposhtur në qindra aksione e beteja”, ka shkruar Haradinaj.