Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar lirimin e tij nga çdo akuzë që rëndohej drejt tij, për luftën e UÇK-së nga Gjykata Nërkombëtare e Hagës.

Ai ka thënë se tetë vjet më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi. Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”, ka thënë Haradinaj përmes një postim në “Facebook”.

Ndër të tjera ai ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, që po përballen sot me drejtësi në Hagë.

“Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here”, ka shkruar tutje Haradinaj./21Media