Haradinaj kujton nipin e ndjerë, Shqipdonin
2 Tetor 2019
12 vjet nga vdekja tragjike e djalit të heroit Shkëlzen Haradinaj
12 vjet nga vdekja tragjike e djalit të heroit Shkëlzen Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot nipin e tij Shqipdon Haradinaj, i cili ka humbur jetën tragjikisht para 12 vitesh.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen që ndjen për nipin, i cili ishte djali i heroit Shkëlzen Haradinaj.
“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli.
Qoft i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Shqipdon Haradinaj ka vdekur më 2 tetor të vitit 2007. Atë e kishte goditur një autobus para shtëpisë së Haradinajve në Gllogjan./21Media
Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset…
Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 2. Oktober 2019