Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot regaoi ndaj vendimit të Qeverisë lidhur me vendimin për shuarjen e Task Forcës Kundër Korrupsionit. Ai ceku  edhe qëndrimin e shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave.

“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:
“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”.” shkroi Haradinaj në facebook.

Ndërkohë, sot kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës Anti-Korrupsion vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale./21Media