Haradinaj: Kurti është futur thellë në agjendën e Serbisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të kryeministrit, Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën.
Në një postim në Facebook Haradinaj ka thënë se ky “kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë”.
”Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit.Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret te Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!”, ka shkruar Haradinaj./21Media