Haradinaj-Kurtit: Ndalu sa s’të kanë ndalë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar vendimit të Ministrisë së Financave për të mos i ekzekutuar pagat e plota të mësimdhënësve.
“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti. Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!? Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!? Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji? Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?”, shkroi Haradinaj./21Media

Back to top button