Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj komentoi deklaratat e Kurtit, i cili ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kishte një opozitë të dështuar.

Me këtë rast Haradinaj tha për Kp se opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë dhe jo ajo që pas 50 dite të një qeverie, kthehet në qeverisje.

“Ato që thotë Kurti, mendoj që nuk qëndrojnë. Ai bëjke fushatë me thanë që është shpenzuar rezerva shtetërore, e vërteta është se shpenzimet rezervë në kuadër të buxhetit janë implementu, rezerva nuk është prekë dhe shihet tani mungesa e funksionimit për rimëkëmbje ekonomike dhe kuptohet të merret me vlerësimin e opozitës. Opozitë e dështuar është ajo që mbetët gjatë në opozitë dhe jo ajo që pas 50 dite të një qeverie, kthehet në qeverisje”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se në këtë kohë shihet edhe një mungesë e fokusimit për rimëkëmbje ekonomike.