Haradinaj: Nuk kemi zgjidhje tjetër pos me e respektua vendimin e Gjykatës

Kryetari i AAK-ës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i jap mundësi edhe partive te tjera për krijimin e qeverisë. Haradinaj tha se nëse Gjykata vendos që vetëm partia e parë duhet të bëjë qeveri do të ishte një situatë ku çdo herë pas zgjedhjeve do të shkohet prapë në zgjedhje. Këto deklarata, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Pejë./21Media