Haradinaj tha se të shërbesh në FSK është nder dhe privilegj

Haradinaj tha se të shërbesh në FSK është nder dhe privilegj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Epopenë e UÇK-së tha se në marsin e vitit 1998 në mes të Evropës u shuar një familje e tërë, por u zgjua bota.

Duke folur në ceremoninë ushtarake që FSK-ja ka organizuar për nder të Epopesë, Haradinaj tha se të shërbesh në FSK është nder dhe privilegj.

Sipas Haradinajt, kjo ushtri vjen në paqe dhe nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri.

“Në partneritet me aleatët tanë do ta ndërtojmë vendin që e deshën çlirimtarët”, ka thënë Haradinaj.

Në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimet tradicionale të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Aktivitetet do të fillojnë sot me ceremoninë ushtarake që do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”.