Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se lajmin për vdekjen e nënës së heroit Femi Lladrovict e pramoi me dhimbje të thellë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook  thotë se  nëna Shefkie ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, duke i mësuar ata që të sakrifikohen për Atdhe.

“Ajo ia fali Kosovës Fehmiun, një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Pusho e qetë bashkë me Fehmiun, Nëna Shefkie!”, shkroi Haradinaj ndër të tjera.

 

Lladrovci ka njoftuar se varrimi i të ndjerës bëhet në ora 18:00. /21Media