Fillon takimi i Haradinajt me këshilltarët e Merkelit

Fillon takimi i Haradinajt me këshilltarët e Merkelit

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me dy këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker.

Në Kosovë të shtunën ka qëndruar edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nënsekretari Hale ka përsëritur qëndrimin amerikan rreth dialogut, duke theksuar se Washingtoni konsideron se tani është një moment i përshtatshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, duke theksuar se në bosht të asaj marrëveshjeje duhet të jetë njohja e ndërsjellë./21Media