Takimi Haradinaj-Stjernvall

Takimi Haradinaj-Stjernvall

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për proceset aktuale në të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj përmes një statusi ka bërë të ditur se të dy vendet u zotuan për thellim të bashkëpunimit.

“Me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, biseduam për proceset aktuale që po kalon vendi ynë. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shqyrtuam projektet poteciale që do të ishin në interesin tonë të përbashkët.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dje Stjernvall ka deklaruar se as Finlandës nuk po i pëlqen vendimi i Qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës./21Media