Haradinaj në Washington, falënderon senatoren amerikane nga Iowa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet në Washington duke i shtrënguar duart me senatoren amerikane të Iowa-s, me komentin se partneriteti i ngushtë i Kosovës me këtë shtet është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.
“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës”, shkroi Haradinaj.
Mes tjerash ai po ashtu shtoi se Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi dhe se miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!

Back to top button